“Gafa” e Donald Trump, dërgon akuzën për vjedhje dhe manipulim votash në gjykatën e gabuar

Mediat në SHBA bëjnë me dije se avokatët e ish-presidentit, e dërguan akuzën e tyre në Gjykatën e Kërkesave e cila nuk ka kompetencë për të marrë përsipër gjyqin.

Gjykata e Kërkesave merret vetëm me gjyqe për mospagesa taksash. Ata duhet t’a kishin dërguar kërkesën tek Gjykata Rajonale e Miçiganit.

Fushata e Trump u shpreh se e gjitha kjo ishte një ngatërresë dhe se tani çdo gjë është zgjidhur.

Kujtojmë se republikanët gjithashtu kanë dërguar padinë e tyre në shtetet e Pensilvanisë, Arizonës dhe Xhorxhias ku tek kjo e fundit arritët të miratonin rinumërimin e votave.