Dridhet sërish Maqedonia e Veriut, ja ku ishte epiqendra

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, të mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Shkup, sonte, në orën 22:02, regjistroi një tërmet në rajonin Tetovë-Gostivar me një epiqendër 50 km në jugperëndim të Shkupit.

Tërmeti ishte me magnitudë të Rihterit prej ML2.9 ballësh.

Sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti është ndjerë nga qytetarët e Kërçovës, Dibrës, Gostivarit dhe Mavrovës me një intensitet prej 3 ballësh sipas shkallës makrosizmike Evropiane.

Dje në Maqedoni pati një seri tërmetesh, dy prej të cilëve ishin më të fortë me një magnitudë prej 5 ballësh.