Vaksina kundër Covid-19 e detyrueshme? Ja vendimi i Mbretërisë së Bashkuar

Ministri i shëndetësisë Matt Hancock, tha të martën se vaksina e koronavirusit, nuk do të bëhet e detyrueshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Komentet e Hancock vijnë një ditë pasi zëdhënësi i kryeministrit britanik, konfirmoi se 10 milion doza të vaksinës Pfizer do të prodhoheshin dhe do të viheshin në dispozicion të Mbretërisë së Bashkuar, deri në fund të vitit 2020, nëse ajo miratohet nga autoritetet, raporton BBC.

Kur u pyetën nëse fëmijët do të duhet të vaksinohen, Hancock tha se vaksina “nuk është për fëmijë” pasi ata kanë një “ndjeshmëri shumë të ulët” ndaj virusit.

Kujtojmë se kompania farmaceutike Pfizer deklaroi se të dhënat paraprake nga vaksina e saj për koronavirusin tregojnë se ajo është më shumë se 90% efektive, një përqindje shumë më e lartë sesa pritej.