Gjithsej 400 kompani që kanë investuar gjatë dhe në periudhën post kovid do të marrin një total prej 17.2 milion euro mbështetje financiare nga shteti.
Sot, Qeveria miratoi listën e kompanive që plotësuan kushtet nga Thirrja Publike për mbështetje financiare për të forcuar konkurrencën, njoftoi kështu Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Facebook.
Siç njoftoi ministri Bekteshi, kjo do të thotë që kjo masë që do të zbatohet ishte pjesë e Pakos së tretë të masave ekonomike në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë për parandalimin e pasojave nga Covid 19.
„Në periudhën e ardhshme, Ministria e Ekonomisë do të nënshkruajë marrëveshje me kompanitë për realizimin e investimeve, me çka do të filloj edhe pagesa e mjeteve.
Qëllimi i kësaj mase është të mbështesë drejtpërdrejt kompanitë në mënyrë që të stabilizojnë dhe rinovojnë konkurrencën e tyre, duke përfshirë kthimin e tregjeve të humbura, me çka do të mbahen sipërmarrjet e biznesit që do të kontribuojnë në rimëkëmbjen e ekonomisë vendore përmes realizimit të një projekti investimi gjatë dhe në periudhën post covid nga marsi 2020 deri në dhjetor 2021“ shkroi ministri Bekteshi.