Bankat heshtin pas njoftimeve të pushtetit se në fund të vitit duhet të dorëzojnë raporte me të dhëna, nëse dhe sa para janë shpenzuar për blerjen e produkteve vendore. Në vend të përgjigjes, nëse bankat kanë një softuer të tillë që do të regjistrojë transaksionet e qytetarëve dhe do të jetë në gjendje të informojë qeverinë se përfituesi i ndihmës shtetërore prej gjashtë mijë denarësh ka përdorur fondet apo jo, morëm një përgjigje të shkurtër nga Shoqata e Bankave të Maqedonisë, që nuk përmban informacion përkatës.
Asociacioni i Bankave të Maqedonisënull
“Anëtarët e Asociacionit që do të nënshkruajnë marrëveshje për zbatimin e pakos së katërt të masave të Qeverisë do të veprojnë në përputhje me Ligjin për Mbështetje Financiare të Qytetarëve me të ardhura të ulëta, pas miratimit të tij.”
Nga Qeveria për Alsat thanë se ata qytetarë që nuk kanë kartela pagesore, ndërsa nga shteti kanë marrë 6,000 denarë për blerjen e produkteve vendore, falas do t’u përgatitet kartela pagesore. Mënyra e dorëzimit, qoftë në shtëpi apo në sportel në një bankë ku kanë llogari transaksioni, do të varet nga politika e bankës në të cilën qytetari është klient.
QEVERIA
“Ndihma e dhënë prej 6,000 denarë nuk do të mund të tërhiqet në para të gatshme nga bankat ose bankomatë. Afati i fundit për përdorimin e mjeteve është 25 dhjetori, ndërsa paratë që nuk janë përdorur do të kthehen në Buxhetin e Maqedonisë së Veriut”.
Ministri i Financave Fatmir Besimi theksoi dy ditë më parë se bankat do të jenë të detyruara t’i paraqesin raport qeverisë në fund të vitit se sa nga ndihma e ofruar për furnizimin e produkteve maqedonase është përdorur nga qytetarët. Kjo do të thotë që bankat do të duhet të mbajnë evidencë në transaksionet e qytetarëve dhe fondet e shpenzuara për produktet vendase do t’i regjistrojnë e më pas, ato do t’i dërgojnë në Qeveri . Nga gjashtë mijë denarë, sipas Ligjit për Mbështetje Financiare, do t’u jepen pensionistëve që kanë pension mujor deri në 15 mijë denarë, të papunëve që nuk kërkojnë punë ose të papunëve pasiv. Pastaj, prindër të vetëm, artistë të estradës dhe punonjësit e kinemave, nxënës të shkollës fillore dhe të mesme dhe fëmijëve pa prindër.