Ja vendimet e Qeverisë nga seanca e sotme, masa të reja kundër Covid-19

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 18-të të zhvilluar sot, vendosi që të ndalojë grumbullimin e katër personave në vendet publike gjatë gjithë ditës.

“Qeveria në seancën e sotme vendosi për ndalimin e grumbullimit në grupe me më shumë se katër persona në hapësira publike, gjegjësisht parqe, sipërfaqe publike apo kudo në hapësira publike, dhe në vend pas orës 21:00, ndalesa do të vlejë gjatë gjithë ditës”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria njoftoi se ka miratuar ndryshimet në Programin për zhvillim të turizmit për vitin 2020, si dhe vendimin për ndarjen e 60 milionë denarëve për këste për kompanitë mikro dhe të vogla.

Për realizimin e kësaj mase turistike, nga Buxheti do të shfrytëzohen 120 milionë denarë. Agjencitë turistike me licencë B maksimum mund të marrin grant prej 180 mijë denarëve, ndërsa me licencë A mund të marrin më së shumti 430 denarë.

Në seancën e 18-të, gjithashtu u miratuar Propozim-ligji për ndërprerjen dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës familjare.

Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nevojën e nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Qeverisë së RMV-së dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim, për mbështetjen e procesit të anëtarësimit në BE.

Vazhduan emërimet dhe shkarkimet në institucionet në pronësi të Qeverisë, ashtu që u Jani Makradulin për anëtar në Këshillit drejtues të Sh.A. “Posta e Maqedonisë së Veriut”. Gjithashtu Jasna Dukovska-Jegenin e emëroi revizor të çeritifikuar, si anëtare në Këshillin për zhvillimin dhe mbikëqyrjen e revizionit.