Medai Shaholli
STRUGA MË 8 NËNTOR 44 !
(nga kalendari i ngjarjeve dhe datave)
Si sot më 8 nëntor të vitit 1944, Struga me rrethin do të çlirohet nga partizanët e brigadës së shtatë shqiptare. 76 vjet më parë në qytetin e Strugës do të hynë fitimtarë formacionet e para partizane në krye me komisar Qemal Agollin,qytet shqiptar që po çlirohet vetëm nga partizanët shqiptarë të cilët atë ditë e paguan shtrenjtë çmimin e lirisë, ndërsa brigadat sllave qëndronin larg zjarrit të frontit për Strugën dhe bënin sehir nga fshatrat përreth.Menjëherë pas përfundimit të festës së çlirimit ku partizanët e brigadës së shtatë shqiptare vazhdojnë rrugën për beteja të reja, forcat e nacionalizmit dhe shovinizmit bullgar ngritën kokë dhe ulën nga shtiza shqipen dykrenare.Kjo ishte paraqitja e parë e nacional-shovinizmit bullgaromadh me heqjen e flamujve shqiptarë në Strugë e rrethinë.Lufta kundër nazi-fashizmit u manipulua dhe shqiptarët u përdorën mish për top.Përmendorja e revolucionit në sheshin e qytetit kushtuar luftës antifashiste nuk shkruan asnjë germë në gjuhën shqipe për kontributin e qeleshbardhëve në çlirimin e Strugës.Kjo ishte maska e vëllazërim-bashkimit që po vazhdon edhe sot me kryeministrin Zaev .Nëse gjatë luftës antifashiste shqiptarët e Strugës nuk ishin të arsimuar dhe u mashtruan pas demagogjisë sllave për vëllazërim- bashkim të popujve dhe barazi mes tyre,sot të arsimuar dhe me diploma Universiteti në demonkracinë e re sllave po e hanë përsëri sapunin për djathë me politika të reja të ujqërve të vjetër. Atëherë çfarë paraqet 8 nëntori i 44 ,çlirim apo okupim nga sllavët,këtë duhet të na shpjegojnë historianët e rrethit dhe liderët politik pa hezitim?!