Ndahet nga jeta aktori i humorit Koço Devole

Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, aktori i humorit, Koço Devole. Devole ishte i infektuar me koronavirus, por pak ditë më parë testi i tij doli negativ. Megjithatë mjekët njoftuan se gjendja e tij nuk ishte fort e mirë. Aktori i madh i humorit vuante edhe nga një sëmundje tjetër.

Pak ditë më parë, djali i tij Genc Devole tha se i ati e kishte të pamundur që të rrinte jashtë spitalit.

I biri u shpreh:

Gjendja u përkeqësua, ai kishte insistuar aq shumë dhe doktoresha tha që doja t’i plotësoja dëshirën edhe pse nuk ishte për të dalë jashtë. Mendoj se ishte rënduar psikologjiksht. Me të flasim çdo ditë, disa herë në ditë. Megjithatë ia plotësuam këtë dëshirë që të dilte për pak kohë, se u përkeqësua. Ishte i pafuqishëm, nuk merrte dot frymë. Donte vazhdimisht oksigjen. Me zorr merrte frymë. Nuk ia bënim dot shërbimin në shtëpi.