Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, tha se disa nga simptomat e COVID-19 zgjasin shumë më gjatë sesa simptomat nga sindromat e tjera virale si gripi. Diku mes 25% deri në 35% të pacientëve me COVID-19 kanë simptoma të zgjatura si lodhja, dhimbjet e muskujve, çrregullimet e gjumit e të tjera edhe pas shërimit.
Baby Shop CharliBaby Boo
“Ne e dimë absolutisht të sigurt se ekziston një sindromë post COVID-19“, tha Fauci të shtunën gjatë një takimi me Shoqatën Amerikane të Mjekëve. Është e paqartë saktësisht se sa mund të zgjasin simptomat, por Fauci tha se ato janë vërejtur për muaj me radhë pas një infeksioni fillestar.
Fauci tha po ashtu se niveli i vdekjeve nga COVID-19, në Shtetet e Bashkuara ka ardhur në rënie muajt e fundit për shkak të tre faktorëve: “mosha e pacientëve, përvoja e mjekëve me virusin dhe ilaçet më të mira”.
Fakti që të rinjtë tani po infektohen, është gjithashtu një faktor që ul nivelin e vdekjes, tha ai.