Kur politika dhe mjeksia ngatërrohet, fuqia e mendjes nuk dinë në cilën anë të qëndroj

Kur politika dhe mjeksia ngatërohet, fuqia e mendjes nuk dinë në cilën anë të qëndroj.Kur të dyja duan ta kenë ndikimin e njëjtë mbi virusin; virusi “perden” do ta lëshoj në gjithë planetin. Sot njerëzit janë aq të hutuar nga Covidi 19 sa që nuk dinë si ta orientojnë trupin dhe mendjen, në menaxhimin e kësaj të keqe .Në mosmundësinë e tejkalimit të virusit, njeriu si qenie inteligjente, u tregua se aspakt nuk dallohet prej qenieve tjera sociale. Shkencëtarët dhe shkenca nuk i zbuluan idealet që jetën ta fisnikërojnë, ta bëjnë më të lehtë, më të sigurtë. Infektimet dhe vdekjet tani janë bër vetëm statistikë. Jeta është bër shumë e lirë! Abstrakohet vetëm me shifra, sa të infektuar dhe sa të vdekur ka. Shtetet duhet ta ndryshojnë strategjinë,që të ndryshojë edhe jeta e njerëzve. Një ditë çdo gjë do të kalojë, do të kalojë edhe pandemia,do të kalojnë edhe streset, do të kalojë edhe shpresa,do të kalojë edhe jeta. Jeta nuk do jetë idilike, nuk do të jetë me buzëqeshje, por një jetë e lodhur nga pasojat e pandemisë dhe depresionit. Pandemia e zhduku miqësinë,vëllazërimin,afërsinë,besimin, në dukje e vuri “shkathtësinë ” se si të mbijetohet pa u infektuar! Idenë se si njerëzit ta përmirësojnë jetën, do ta fitojnë nga gjendja groteske në të cilën gjindet bota!