Me ribalancin e Buxhetit për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, përveç nevojës për fonde shtesë për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë e prekur nga pasojat e krizës nga korona, iu përgjigjën edhe përpjekjeve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për të siguruar fonde për projekte nga fusha e mjedisit Kështu, Ministrisë i janë ndarë 165 milion denarë për implementimin e projekteve të rëndësishme për mjedisin që do të transferohen në komuna.
Shumica e fondeve janë të destinuara për implementimin e projekteve në fushën e furnizimit me ujë për komunën e Likovës, Krushevës, Strugës, Probishtipit, Resnjës, Çairit, Sarajit dhe fshatrave në Komunën e Tetovës. Janë dhënë 20 milion denarë për pastrimin e deponisë në Vizbeg, dhe financat janë siguruar për pastrimin e deponive ilegale në Mavrovë dhe Rostushë.