Dërgimi në Hagë i ish-krerëve të UÇK-së, Grubi: Është dështim i një procesi 20-vjeçar

Duke filluar nga e hëna e ardhshme, ish-krerët e UÇK-së do të dalin të dëshmojnë përpara Gjykatës Speciale të Hagës.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Artan Grubi, zv.kryeministër i Maqedonisë së Veriut është shprehur se kjo çështje tashmë është një dështim i një proçesi 20-vjeçar.

Pjesë nga intervista:

Artan Grubi: Një lajm i vështirë dhe i papritur, sepse akt-akuza ishte ngritur nga Prokuroria, pritej konfirmimi apo jo nga Gjykata, por gjithsesi e papritur për një numër kaq të madh, të katërt ish-drejtuesit më të lartë të UÇK-së, me paralajmërime të tjera. Unë them sinqerisht, proçese të tilla nuk kanë fund. Një pplagë e cila është hapur që në 1999-ën dhe flet dhe flet për kredibilitetin e drejetëisë ndërkombëtare. Në Kosovë, UNMIK-u themeloi njësitin e vet për hetimin e krimeve të luftës. Pastaj, tribunali i Hagës, filloi me zyrën e vet në Prishtinë, po ashtu për krimet e luftës, pastaj, ishte autoriteti ndërkombëtar i cili gjithashtu hetonte krimet e luftës, pastaj EULEX-i, tani edhe Dhomat e Specializuara të Prokurorisë Speciale në kuadër të Gjykatës së Kosovës dhe është një proçes që po zhvillohet tashmë për 20 vite në Koosvë dhe nuk po gjen përmbyllje. Ekskluzivisht në duart e prokurorëve dhe gjykatësve ndërkombëtarë dhe jo autoriteteve vendore.

Alban Dudushi: Është politike e gjitha kjo?

Artan Grubi: Po, në qoftë se nuk është politike, është dështim I një proçesi që po zgjat 20 vite dhe është riciklim i të gjitha të njëjtat proçeseve.