Padi penale për katër anëtarë të KSHZ-së, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Njësiti për shkatërrimin e krimit të organizuar pranë Ministrisë për Punë të Brendshme deri tek Prokuroria Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur padi penale ndaj katër anëtarëve të KSHZ-së dhe një pronari të një subjekti juridik për shkak se ekziston dyshimi për vepër kriminale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë furnizimeve publike”.

Gjatë periudhës nga muaji shkurt deri në shtator të këtij viti, në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), të dyshuarit si anëtarë të KSHZ-së dhe pronari i firmës me moskryerjen e detyrave të tyre zyrtare gjatë furnizimit publik, kanë shkelur dispozitat e Ligjit për furnizime publike.

Me këtë shkelje është mundësuar që personat juridik të përfitojnë në mënyrë të paligjshme një vlerë prej 899.999,00 denarë, si dhe një vlerë prej 349.55,00 denarë.

Për shkak të mbarëvajtjes së procedurës penale, prokurori kompetent dorëzoi në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, në përputhje me nenin 146 paragrafi 1 pikat 1, 2, 3 dhe 7 të Ligjit për procedurë penale, propozim për përcaktimin e masave të mëposhtme parandaluese: Ndalesë për largim nga vendbanimi ose vend-qëndrimi; detyrimi i të dyshuarve për të raportuar herë pas here tek një zyrtar i caktuar ose tek një organ shtetëror; konfiskimi i përkohshëm i një pasaporte ose dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror.