Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan njoftoi sot planet për të ndërtuar të paktën 1.5 milionë njësi banimi në provincën e Izmirit të goditur nga tërmeti, gjatë 5 viteve të ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një takim të Partisë së tij në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillimi (AK), Erdoğan tha se vendi aktualisht ka 1.000 njësi kontejnerësh në dispozicion dhe po i përdor ato në provincën e Egjeut për të strehuar përkohësisht viktimat e tërmetit të javës së kaluar.
“Ne do të vendosim qytetarët tanë në ato kontejnerë derisa të fillojë ndërtimi për të zëvendësuar shtëpitë që u shkatërruan”, tha Erdoğan.
Duke thënë se në të gjithë vendin ka të paktën 6.7 milionë njësi banimi që presin rinovimin, ai shtoi se rajoni i goditur nga tërmeti i së premtes së kaluar është një zonë kënetore.
“Tani kemi rezervuar një sipërfaqe prej 1.4 milionë metra katrorë, që i përkasin bujqësisë dhe blegtorisë pyjore, drejt ndërtimit të rezidencave (për të prekurit e Izmirit)”, shtoi ai.
Do të punohet “ditë e natë”
Erdoğan theksoi se të gjitha masat po merren aktualisht nga Ministria e Urbanizimit dhe Mjedisit e Turqisë, duke shtuar: “Ne duam të mos kemi probleme me ndërtimin e themeleve dhe se po bëhen studimet e nevojshme për themelet”.
Qeveria synon të gjejë më shumë zona për të zgjeruar strehimin në Izmir, me të paktën 1.5 milionë njësi banimi që do të ndërtohen gjatë 5 viteve të ardhshme, shtoi ai.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë ditë e natë për të përgatitur vendin tonë për katastrofat natyrore, veçanërisht tërmetet”, theksoi Erdoğan.
Tërmeti vdekjeprurës i javës së kaluar në provincën e Izmirit pa ndërtesa të shndërruara në rrënoja. Po ashtu u panë edhe skena emocionale ndërsa punëtorët e shpëtimit nxirrnin të mbijetuarit.
Numri i të jetëve të humbura nga tërmeti me magnitudë 6.6 ballë u rrit në 114 që nga e mërkura.
Rreth 36 persona të plagosur janë ende duke marrë trajtim ndërsa rreth 1.000 janë lëshuar nga spitalet, sipas agjencisë turke të katastrofave.
Në total u regjistruan 2.124 paslëkundje pas tërmetit, 46 prej tyre me magnitudë më të fuqishme se 4 ballë, tha agjencia.
Turqia është ndër zonat më aktive sizmike në botë dhe ka pësuar tërmete shkatërruese në të kaluarën, përfshirë tërmetin me magnitudë 7.6 në Marmara në vitin 1999.