Shëndeti i qytetarëve dhe i të punësuarve në sektorin publik janë i një rëndësie të veçantë, andaj dhe puna e administratës publike do të organizohet në atë formë që primare të ketë mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, por pa mos lënë anësh plotësimin e kërkesave të tyre, kështu deklaroi në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, ministri i shoqërisë informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri i cili më tej u shpreh i vetëdijshëm për problemet dhe vështirësitë që paraqiten për administratën dhe qytetarët si rezultat i pandemisë me Kovid-19.- Advertisment –
Të punësuarit në administratën publike nuk mund të mos ndikoheshin dhe mos përfshiheshin nga këto zhvillime të pandemisë. Qeveria para dy javëve solli vendim që administrata të organizoj punën si domosdoshmëri të kohës, duke pasur një baraspeshë midis mbrojtjes së shëndetit të punësuarve në administratën publike por në të njëjtën kohë edhe përgjigje të kërkesave të qytetarëve. Kjo formë e organizimit të punës mund të bëhet duke organizuar punën me orare të caktuara, që një pjesë e administratës të mund të punoj paradite dhe një pjesë pasdite, por edhe një pjesë që do të mund të punonte nga shtëpia”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i shoqërisë informatike.
Shaqiri më tej shtoi se udhëheqësi i çdo institucioni e ka për obligim dhe detyrë që të organizoj punën në atë mënyrë që t’ju dal në pah kërkesave të qytetarëve.
Bartësi i çdo institucioni mund të planifikoj më mirë organizimin e punës, qoftë në aspektin e sektorëve, qoftë në institucionet në përgjithësi. Secili i punësuar në administratën publike e ka obligim dhe kusht për tju përgjigjur kërkesave të qytetarëve, ndërsa bartësit e institucionit të organizojnë punën, duke planifikuar që sa më mirë të përgjigjet në kërkesat e qytetarëve”, tha Shaqiri.