Ribalanci i Buxhetit për vitin 2020 u miratua, me ç’rast mundësohen mjete shtesë për vaksina, ilaçe dhe për përforëcimin e kapaciteteve shëndetësore me qëllim të ballafaqimit të krizës shëndetësore të shkaktuar nga Covid-19, si dhe mjete për zbatimin e pakos së katërt të masave, i cili ka për qëllim ringjalljen ekonomike. Me anë të kësaj, sigurohet qëndrueshmëri e veprimtarive të brendshme ekonomike dhe vendeve të punës, forcimi i aktivitete të caktuara dhe sigurimi i politikave që do të ndihmojnë në vazhdimin e trendeve pozitive të ekonomisë vendore, pas përfundimit të krizës. Njëkohëshist, me anë të ribalancit janë siguruar më shumë mjete edhe për standardin e nxënësve dhe studentëve.
-Luftojmë çdo ditë për çdo jetë njerëzore, për çdo vend pune. Me këtë ribalanc u siguruan mjete shtesë për teste të shpejta për Covid-19, si dhe për personelin mjekësor, të përfshirë drejtpërdrejt në luftën kundër virusit korona. Njëkohësisht me ribalancin janë siguruar mjete përpakon e katërt të masave që do të mundësojnë revitalizimin e ekonomisë përmes mbështetjes së vendeve të punës, investimet dhe eksportin e kompanive dhe kategorive të ndjeshme të qytetarëve, tha ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Ribalanci siguron mjete për zbatimin e pakos së katërt të masave për: mbështetje financiare për punëdhënësit për pagesën e pagave në muajin tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, mbështetje financiare për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve të prekur nga Covid – 19, mbështetje për prodhuesit, përpunuesit dhe eksportuesit e rrushit, verës me shumicë dhe verës në shishe, skema e garancisë shtetërore dhe garancisë doganore përmes Bankës Zhvillimore, grante për agjencitë turistike, këndet e lojërave dhe restorantet për dasma, mbështetje të veprimtarisë për udhëzuesit e agjencive turistike të regjistruara si ushtrues të pavarur, kthim i taksës turistike për vitin 2019 dhe kthim i mjeteve nga “Fundjavë pa TVSH”.
Gjithashtu, me ribalancin përmes amandamenteve janë siguruar mjete shtesë për mbështetje financiare për fëmijët pa prindër, për mapimin e sektorëve strategjikë industrialë në rajonin e Ohrit, për ndërtimin e një pjese të krahut të tretë të sistemit të furnizimit me ujë në fshatin Lipkovë dhe furnizimin me ujë në Reçicën e Vogël, për përfundimin e stacioneve filtruese në Shtip dhe Karbinc.
Ribalanci i buxhetit, me deficit në nivelin e mesatares së vendeve të BE-së, siguroher ballafaqimi me efektet e krizës më të madhe ekonomike në botë të shkaktuar nga pandemia e Covid-19.
Me respekt,
Shërbimi për marrëdhënie me publikun
Ministria e financave