
Në seancën e mbrëmshme, Qeveria e pranoi propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për angazhimin e pjesëtarëve të Armatës në sigurimin e spitaleve si ndihmë shtesë për anëtarët e MPB-së.
Qeveria ka vendosur të kërkojë pëlqimin e presidentit dhe komandantit suprem të forcave të armatosura, Stevo Pendarovski.
Presidenti i shtetit në seancën e javës së kaluar të Këshillit të Sigurimit kombëtar, shprehu gatishmërinë, nëse qeveria kërkon, t’i vendos në dispozicion sa të nevojitet pjesëtarët e Armatës, si mbështetje logjistike në luftën kundër pandemisë.