
Ndonëse para dy javësh me propozim të Komisionit për sëmundje infektive Qeveria solli vendim që kafenetë të punojnë deri në orën 23:00, si duket orari i punës do të shkurtohet edhe për dy orë.
Kjo pasi Komisioni për sëmundje infektive ka rekomanduar që objektet hotelierike të punojnë me orar të reduktuar edhe atë deri në 21:00.
Informacionin për TV21 e konfirmoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Ai tha se këtë propozim nesër do ta parashtrojnë në seancën e Qeverisë, ku pritet të kalojë si masë e re restriktive.