Protokolli për evidentimin e të vdekurve nga virusi korona duhet të ndryshohet, vlerësojnë një pjesë e epidemiologëve. Njohësit e kësaj fushe thonë se rastet duhet të ndahen në dy kategori, të pacientëve që vdesin si pasojë e infektimit të CoVid-19 dhe të pacientëve që janë me virusin korona por vdesin nga arsye të tjera. Ish ministri i Shëndetësisë, epidemiologu Dragan Daniellovski tha se evidenca aktuale nuk është reale për vdekshmërinë nga ky virus andaj kërkon urgjentisht të bëhen statistika më specifike.
Patjetër të ndryshohet evidentimi që janë të vdekur nga CoVid-19 dhe të tjerët me CoVid-19 që do të thotë se arsyeja e vdekjes ka qenë për shembull nga aksident trafiku, është vetëvrarë apo e ka shkelur traktori, ka ndërruar jetë nga sulmi në tru apo sëmundje të tjera. Nëse edhe këta kur janë testuar kanë rezultuar pozitiv duke mos pasur simptome të virusit, atëherë është e dukshme se arszeja e vdekjes nuk ka qenë CoVis-19 dhe nuk është në rregull në certifikatën e vdekjes të shkruhet ashtu”-tha Dragan Daniellovski, epidemiolog.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se këto protokolle janë sipas rekomandimeve të OBSH-së. Shtojnë se nëse ndalohet zbatimi i testeve “post mortum” evidentimi i vdekshmërisë nga Covid-19 do të ulet për 30-40%. Kjo i bie që shifra e mbi 1 mijë vdekjeve me Covid deri më tani të ulet pothuajse në gjysmë.
Ministria e Shëndetësisë:
“Secili vend ka mënyrën e tij të veçantë për regjistrimin e të vdekurve. Në evidencën tonë përfshihen edhe ata pacientë që rezultojnë pozitiv pas vdekjes, gjë e cila nuk bëhet në shumicën e vendeve tjera të rajonit dhe Evropës. Strisho të tilla merren nga të ndjerit, që familjarët e tyre apo mjekët amë thonë se ka pasur simptome.”
Të dhënat zyrtare tregojnë se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani mesatarisht nga 4 persona kanë vdekur çdo ditë nga virusi korona. Incidenca e vdekshmërisë në 100 mijë banorë për vendin tonë është 3,2%, ndërkaq mesatarja në Evropë është 2,9%, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.