Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Shëndetësisë fillojnë me fushatën për mbajtjen e maskës me qëllim të mbështetjes së Ligjit për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve nga rëndësia e respektimit të masave dhe rekomandimeve të Komisionit për sëmundje infektuese për mbrojtje nga koronavirusi.
Fushata, e cila do të shkojë me sloganin “UnëmbajMaskë, ësht mbështetur dhe do të promovohet nga të gjithë funksionarët, anëtarët dhe mbështetësit.
“Qëllimi është të rritet vetëdija për atë se sa është e rëndësishme mbrojtja nga koronavirusi. Mbajtja e maskave mbrojtëse në hapësirë të mbyllur dhe të hapur është masë e pranueshme për mbrojtje në të gjithë Evropën. Kjo tani për tani është mënyra më e thjeshtë dhe më e sigurt ta kundërshtojmë pandeminë”, kumtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
“UnëmbajMaskë është përgjegjësi, thonë nga Ministria, të cilën duhet ta pranojmë, respektojmë dhe ta ndajmë dhe ta zbatojmë.