KULTURË SHQIPTARE ILIRO – PELLAZGE, DITA E PLISIT SHQIPTAR -Prof.Dr. Musa Musai

Populli shqiptar ka origjinë biologjike dhe gjenetike, prej popullit të lashtë Pellazgo Iliri. Prandaj ne shqiptarët si popull trashëgues, i të gjitha cilësive gjenetike dhe kulturale, duhet që të mburremi me kulturën tonë të lashtë të cilën e trashëgojmë. Shqiptarët prej Pellazgëve, Ilirëve, trashëgojnë kulturën bazë me numër të madh të simboleve Pellazge.
Sipas shumë studijuesëve të ornamentikës G. Wilke, F. Adam, Schelterma etj, kuptojmë se simbolet sikurse janë: dielli, hëna, spiralja e dyfishtë, simboli për zjarrin, svastika, shenja (S), kryqi, gjysma e hënës, shenja (X), gjarpëri, disa kafshë, si dhe shumë simbole të tjera, janë kulturë shumë e lashtë Pellazgo Ilire, të cilët i trashëguan shqiptarët si pasardhës të tyre gjenetik.
Poashtu prej Pellazgëve në vazhdim Ilirëve, trashëguam plisin ose kësulen e bardhë, të bërë prej leshit të delës. Lidhur për formën dhe pamjen e kësulës ka shumë mendime dhe sqarime mitologjike, prej të cilave kuptojmë se kësula ka kuptimin e gjysmës së vezës, si simbol fertil të pjellshmërisë. Mendohet se kësula ka pamjen e gjysmës së vezës dhe prej sajë lindi Perëndia. Kësula me pamjen e vezës pjell diçka, prandaj ajo na jep të kuptojmë se kësula mbron pjellshmërinë. Kësula e mbron kokën, në kokë gjendet truri i cili pjell dhe krijon mendime nga më të ndryshmet. Pra në kokë prej sistemit nervor u poll Perëndia, të kuptohemi se sistemi nervor, është organ i pjellshmërisë të mendimeve, ideve, pra është organ që vazhdimish funkcionon, pranon ngacmime dhe jep urdhra, pra vazhdimisht gjeneron mendime. Prandaj ky organ që gjendet në brendi të kafkës, nga jasht mbrohet prej kësulës të leshtë. Kafka gjegjësisht truri, mbrohet prej kushteve klimatike të midisit të jashtëm jetësor, të cilat veprojnë për shqetësime, për mos funkcionimin normal të sistemit nervor.
Fillimisht përdorimin e plisit apo të kësules e fillojmë me Hefesin. Mendohet se janë Dardanët të parët të fisit Pellazg, të cilët e përdorën plisin, pasi ata dinin të përdornin përpunimin e leshit, prej të cilit punoni tesha, ata e krijuan edhe plisin si dhe përpunimin e metaleve.
Kur themi plisi, kësula apo qeleshja, ka kuptim të njejtë dhe është trashëgimi kulturore, prej Pellazgëve Ilirëve dhe deri te shqiptarët. Kësula prej fillimit ka qen e rrumbullakët, ashtu sikurse sot që e mban popullata Dardane. Por sipas shumë gojëdhanave, lidhur për kësulën ka bindje dhe sqarime të ndryshme, se kësula apo plisi pësoi ndryshime në forma dhe madhësi, si dhe në pamje. Por kjo ka kuptimin e ndryshmit të vendbanimeve të ndryshme krahinore shqiptare, të cilët kan propozuar ndryshime për kësulën apo plisin, si dhe për mbajtjen e plisit.
Sipas gojëdhanave ka kuptime se kësula me maje të mprehtë dhe e pjerrët e cila ësht tipike labe e Shqipërisë së jugut, ajo kësulë paraqet një krenari të paprekshme. Ndërsa kësula e prerë apo e shtypur si ajo Mirditore, Dibrane, Strugane, etj mendohet se është në shenjë zie, është shtypur prej kohës së vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Pra paraqet vendin e rrafsht, si me than vendi rrafsht simbolizon varrin e Skënderbeut, vendi ku pushon i dashuri ynë gjithëkombëtar, në shpirt, në zemrën te gjithë shqiptarët.
Kësula tipike Dardane, paraqet krenarin dhe mos përruljen para asnjë force armike, të cilët kan dashur ndër shekuj ti mposhtin Dardanët. Kësula Dardane në momente të festave paraqet madhështinë e forcës, azgënllëkut, bukurisë shqiptare. Kështu Dardanët paraqiteshin si heroj të pazaptueshë, për armiqt, e të gjitha kohërave, në kohë paqe dhe lufte. Kësula Dardane paraqet tmerr për armikun. Kësula e bardhë edhe për kohën e sotme ka të njëjtin kuptim, të krenarisë, burrërisë, lavdisë, paprekshmërisë dhe zotimit të hapësirës së vet shqiptare, bashk me shqiponjën.
Nusja e re kur martohej, në momentin kur hyn në shtëpi, i vendohen tre kësula në kokë, duke dashur të tregojnë, kulturën e trashëguar Pellazge Ilire, se nusja e cila ka ardhur ka kuptimin e vezës, ajo do të lindi djem, trima dhe soklesha vajza, prandaj nusja sjell jet të re, fat të ri për familjen, për shtëpinë ku martohet.
Ka poashtu mendime tjera shumë interesante lidhur për përdorimin e plisit. Sipas shumë studijuesve të huaj, plisin nuk e kan mbajtur vetëm gjinia mashkullore burrat, por plisin e kan mbajtur edhe gjinia femrore gratë, nuset, vajzat, etj.
Plisin e shohim edhe në kokën e Uliksit, Homerit Desë, dhe të gjithë antikëve Ilir. Në aspektin e përdorimit historik të plisit, shohim se plisi është përdorur shumë herët. Prandaj themi se plisin e shohim te të gjitha fiset Pellazgo-ilire, poashtu e shohim edhe në monedha të vjetra Ilire të mbretërve Ilir.
Festa plisit si festë kombëtare, do të na gjallërojë me të gjitha vlerat tjera trashëguese historike.
Fëmijët shqipar të cilët jan lindur dhe rriten në Europë dhe kontinente të tjera, është mirë të mësojnë për vlerat e kulturës dhe traditën e vjetër shqiptare. Kjo festë shqiptarët ku do që do të shkojnë shqiptarët, duhet të mendojnë se në kokën e të parëve tanë, është mbajtur kësula e bardhë pik si bora. Shqiptarët pa kësulen e bardhë duken si popull i zhdukur dhe i hupur. Kësulën nëse e mbajmë dhe për të festojmë qohtë edhe një ditë, ajo festë ka kuptimin e sajë gjenial, se ne kudo që jemi jemi shqiptar, jemi trashëgimtar të popullit Pellazgo-Ilir.
Prandaj uroj që sa më shpejt ky propozim të pranohet për festë gjithëkombëtare dhe bashkarisht ta festojmë, kudo që janë shqiptarët.

GËZUAR FESTA E PLISIT,
GËZUAR FESTA E KULTURËS
PELLAZGO-ILIRE SHQIPTARE