Një ditë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore, me përjashtime të vogla, qytetarët po i përdorin maskat në ambient të hapur. Nëpër lokale nuk vërehet më shumë se tre ose katër qytetarë të ulur në një tavolinë. Ndërsa distanca duket se është rregulli që më së paku respektohet. Qytetarët të ndarë në mendimet e tyre. Disa vlerësojnë se masat janë në rregull, e disa të tjerë kërkojnë masa edhe më të rrepta.
“Sipas meje të mira janë, mirë janë masat. A respektohen mjaftueshëm? Këtë nuk e di, disa i respektojnë, disa nuk i respektojnë”
“Masat si masa janë normale sepse janë të nevojshme, por ne si njerëz shumë pak i zbatojmë. Unë plotësisht pajtohem me ministrin, pavarësisht që thonë kështu ose ashtu”
“Respektohen mirë janë”
“Mendoj se këto masa janë të tepërta, por edhe mosrespektimi i masave deri tash që kanë qenë, na sollën deri te kjo situatë. Është e keqja se edhe ne që i kemi respektuar masat duhet edhe tani ti respektojmë, edhe pse për këto jashtë që duhet ti mbash, mendoj se këto kohë tash me maskë. Ajri është i pastër, haj kur ka qenë këto disa ditë ajri i ndotur edhe me mbajte maskë në rregull, por tash dielli do të na kishte ndihmuar më shumë të pastrojmë organizmin”
“Masat janë të qëlluara por të vonuara. A respektohen sa duhet? Jo nuk respektohen”
“Mirë është duhet edhe më të ashpra. Tani për tani mirë është por më pas duhet të jenë edhe më të ashpra, sepse kësaj nuk i shihet fundi”
Disa nga qytetarët shprehin revoltë për mosrespektim të masave.
“Jam e revoltuar nga gjithçka. Fund!”
“Siç duket jo shumë, meqë numrat janë kaq të larta nuk respektohen shumë. Masat e reja si i vlerësoni?”
“Duhet të respektohen, por tash askush nuk i respekton. Pse nuk respektojnë si mendoni? Si tu tregoj. Ne respektojmë ama shumica nuk besojnë në këtë gjë”
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe kërkon nga qytetarët që të përdorin maska në ambient të hapur.
Vjen periudhë në të cilën koha ftohet dhe i ku ajri do të jetë i ndotur. Kur është moti i ftohtë është me rëndësi që çdo qytetar të kujdeset për shëndetin e tij madje edhe nga ftohja dhe gripi sezonal. Në këtë kuptim mbulimi i gojës me mbajtjen e maskës, shamisë ose shallit ose diçka që fillimisht mundëson të marrim ajër të ngrohtë. Më pas që të mos ndodhemi në grupe që është bartës i virusit, e gjithsesi të shmanget ndikimi i dëmshëm i grimcave PM10 për të cilat ka dëshmi se janë grimca që i ndihmojnë virusit të udhëtojë edhe më larg”-tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Filipçe thotë se vendimi i këtillë është marrë pas konsultimit me ekspertët dhe epidemiologët. E shton se nëse respektohen masat e reja, fotografia epidemiologjike me covid19 në vend do të jetë më e mirë.