
Kryetari i Komisionit për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive, dr. Zharko Karaxhovski, vlerëson situatën me Covid-19 në vend si kritike, por nën kontroll. Në paraqitjen e sotme në emisionin “360 gradë” në Alsat, Karaxhovski tha se përkundër rritjes së numrit të rasteve pozitive, kapacitetet shëndetësore janë nën kontroll.