
Vetizolimi është i domosdoshëm gjatë testimit për Kovid-19 që nga momenti i caktimit të terminit për test e deri në marrjen e rezultatit. Në rast se rezultati është pozitiv, vetizolimi vazhdon.
Kjo parashikohet me ndryshimet e reja të Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet infektive që Kuvendi e miratoi mbrëmë.
Për shkelësit e këtij neni të Ligjit është paraparë dënim prej 50 eurove.