CNN: Trump vuri bast kundër shkencës dhe tani do marrë gjykimin e amerikanëve

Basti i dështuar i Presidentit Donald Trump për të injoruar shkencën dhe për t’i dhënë përparësi qëllimeve të tij politike në fillim të pandemisë, zbuluar të mërkurën në detaje nga regjistrimet e reja të Jared Kushner (dhëndrri i Presidentit, shen.perkth), po ndikon në mënyrë shkatërruese në momentin kritik të garës së tij për rizgjedhje.

Paralajmërime të errëta nga shkencëtarët dhe të dhëna të reja që tregojnë një shpërthim mbarëkombëtar në një virus që Trump thotë se po zhduket, në fakt po shkatërrojne tregjet e aksioneve dhe jane shembuj në kohë reale të mashtrimeve të Shtëpisë së Bardhë, në lidhje me reagimin e saj të dështuar ndaj pandemise. Këto paralajmerime po e konsumojnë Presidentin, ndërsa dhjetëra miliona votues kane hedhur tashme votat e tyre. I nominuari demokrat Joe Biden, duke udhëhequr në sondazhet në pesë ditët e fundit të fushates, po akuzon administratën për dorëzimin ndaj virusit dhe kthimin e shpatullave për pikëllimin e kombit në muajt e zymtë që do të vijnë. Shkalla në të cilën trajektorja e përkeqësimit të vendit ka kapërcyer ditët e fundit të fushatës, tregon sesi zgjedhjet janë kthyer në një referendum personal për Donald Trump dhe si ai e trajtoi krizën më të keqe të brendshme në dekadat e fundit.

Rrënjët e vështirësive të tij aktuale shtrihen muaj më parë. “Trump tani është përsëri në krye. Nuk janë mjekët”, tha dhëndri i parë dhe këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Kushner, në prill, në kasetat e intervistave me Bob Woodward, të marra nga CNN. Për të fituar të Martën e ardhshme, Presidenti do të duhet të bindë mjaftueshëm amerikanet, se mesazhi i tij populist anti-Uashington, temat kulturore, retorika e ashpër “ligji dhe rendi” dhe ekspertiza e pretenduar në rindërtimin e ekonomisë së shkatërruar, janë më të rëndësishme se zgjedhje e tij shkaterrimtare per t’u perballur me një pandemi që po përkeqësohet çdo ditë.

Presidenti po pretendon të shpërblehet për një strategji që i dha përparësi ekonomisë mbi shëndetin, siç u publikua në të dhënat e Departamentit të Tregtisë të Enjten, qe tregonin një rikthim të fortë ekonomik gjatë verës. Ekonomia u rrit me një normë rekord vjetore prej 33.1% midis korrikut dhe shtatorit dhe ishte rritur 7.4% si tremujor. “Jam i lumtur që ky numër i madh i PBB-së doli para 3 nëntorit,” shkroi Trump në Twitter.

Sidoqoftë, dështimi për të bërë më shumë për të ulur fillimin e infeksioneve virale, përveç që kushton mijëra jetë, do të thotë se kufizime të reja në bare, restorante dhe industri të tjera të shërbimeve janë të mundshme, pasi përkeqësimi i pandemise do të kërcënojë shëndetin e popullates në një periudhë më të gjatë – megjithëse këto efekte do të shpalosen pas zgjedhjeve.