Studimi: Pse vdekjet nuk po rriten aq shumë sa infeksionet

epa08324851 EMTs in protective masks bring a person into the emergency room at Elmhurst hospital center, which has seen a large proportion of the city's coronavirus related deaths, in Queens, New York,, 26 March 2020. A statewide shut down of all non-essential businesses and a ban on all non-solitary outside activities is currently in place to stop the spread of coronavirus and COVID-19. City and state officials around the city, and the country, are hoping these measures will help to avoid overwhelming hospital systems that are already straining with the volume of patients needing intensive care. EPA-EFE/JUSTIN LANE

Mund të thuhet me plot gojën që Europa është zhytur tashmë në valën e dytë të pandemisë së koronavirusit. Shkalla e përhapjes së infeksionit është tepër e lartë në të gjithë kontinentin. Qeveritë kanë rikthyer masa strikte. Por, ka një fije shprese: virusi, edhe pse ende merr jetë njerëzish, duket se po vret mesatarisht më pak.

Shifrat e fundit të Qendrës Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se pavarësisht rasteve rekord me Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Spanjë, Gjermani, Itali dhe shtete të tjera, vd ekjet nuk po rriten me të njëjtin ritëm.

“vd ekshmëria ka rënë në Mbretërinë e Bashkuar, pikën më të ulët e kapi në gusht. Edhe pse tani ka një rritje të lehtë, nuk ka arritur kurrë në nivelet e mëparshme të larta”, thotë për CNN, Jsaon Oke, një statisticien i Departamentit të Shkencave të Shëndetësisë në Universitetin e Oksfordit.

Oke ka ndjekur shifrat e vd ekshmërisë nga Covid-19 bashkë me kolegun e tij Carl Heneghan dhe ekonomistin Daniel Howdon. Studimi i tyre tregon se në fund të qershorit raporti i vd ekshmërisë (me rastet) ishte nën 3% në Mbretërinë e Bashkuar. Në gusht, ky raport kishte rënë në nivelin 0,5%. Ndërsa tani është në nivelin 0,75%. “Mendojmë se faktori kryesor që ka ndikuar është mosha, por edhe faktorë të tjerë, si kura”, thotë Oke.

Raporti më i ulët i vd ekshmërisë nuk vihet re vetëm në Europë. Sipas një studimi të Shkollës së Mjekësisë “Grossman”, edhe në Nju Jork, SHBA, raporti i vd ekjeve mes personave të shtruar në spital me sëmundje të lidhura me koronavirusin ka rënë ndjeshëm që prej fillimit të vitit.

Arsyeja më e dukshme e këtyre shifrave është mosha. Vala e parë preku më tepër të moshuarit, duke u përhapur në spitale dhe shtëpitë e kujdesit të të moshuarve. Kjo nënkupton se me përhapjen e virusit tek të moshuarit vd ekshmëria mund të rritet sërish. Megjithatë, studiuesit theksojnë se edhe trajtimet më të mira kanë kontribuar në prishjen e raportit mes infektimeve dhe humbjes së jetëve. Ka ndryshuar, gjithashtu, mënyra e trajtimit të pacientëve. Ventilatorët, që përdoreshin masivisht në fillimet e pandemisë, po shfrytëzohet gjithnjë e më pak pasi mjekët kanë mësuar se ato mund të dëmtojnë mushkëritë e pacientëve.