MASH tërheq tekstin shkollor për klasën e pestë nga lënda – Gjuhë maqedonase, për shkak të përmbajtjeve stereotipe dhe diskriminuese

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se në rrjedhë është përgatitja e një ligji tërësisht të ri për tekstet shkollore me të cilin do të tejkalohen mangësitë në këtë segment në arsim.
Gjithashtu, njoftojmë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës tani më ka tërhequr tekstin shkollor nga Gjuha maqedonase për klasën e pestë, përshkak të përmbjatjes jo të përshtatshme dhe diskriminuese.
Në këtë teskt shkollor janë konstatuar tekste diskriminuese, por edhe shembuj të cilat e përforcojnë pabarazinë gjinore. Është caktuar numër i madh i lëshimeve dhe gabimeve si dhe mosrespektimi i normës së gjuhës standarde maqedonase.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon me proceset e forta reformuese në arsim si dhe me sigurimin e cilësisë dhe materijaleve bashkëkohore për nxënësit dhe msimdhënësit.