
Më 27 tetor 2020, në ora 19:15, afër një ndërtese biznesi në rrugën rajonale Strugë-Dibër, gjatë një kontrolli të kryer ndaj 29 vjeçarit T.R nga Ohri i cili ishte në pjesen e pasagjerëve, në automjetin “Peugeot 206” me targa të Ohrit, iu gjet dhe u konfiskua kokainë.
Ai u ndalua në stacionin policor, dhe pritet procedim i të njëjtit njofton SPB-Ohër, pa specifikuar sasinë e kokainës.