
Sot në qytetin e Manastirin u zhvillua ndeshja e javës së dhjetë ndërmjet Pelisterit dhe Strugës, e cila u mbyll me rezultat të barabartë 1 me 1.
Struganët kaluan të parët në avantazh me super golin e Nijas Lenës në minutën e 76, por në minutat e fundit nga një pakujdesi në mbrojtje vendasit barazuan rezultatin.
Ndeshjen e ardhshme Struga si vendase do të përballet me Vardarin.