Do të shtohen kapacitetet e laboratorëve për testim për virus korona. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se vala e fundit e të prekurve me virusin korona ka rënduar punën në laboratorët e testimit. Prandaj, siç është shprehur ai, po punohet në gjetjen e një zgjidhje për terminë të rinj. Për ktë qëllim, këtë fundjavë të gjithë laboratorët do të punojnë me kapacitet të plotë për të arritur përpunimin e testeve dhe hapjen e terminëve të reja në fillim të javës së ardhshme.
Do të sigurojmë numër shtesë të terminëve përmes sistemit “Termini im”, është diçka që po punohet gjatë fundjavës. Gjithashtu, po përpiqemi që sa më shpejt të arrijmë te testet e shpejta. Një pjesë e procedurës tashmë ka përfunduar, vijon faza e dytë. Besoj që kjo shumë do të lehtësoj qasjen për tu testuar – u shpreh Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Rritja e numrit të të infektuarve me Covid 19 ka bërë që edhe spitalet e tjera në vend përkohësisht të shndërrohen në spitale Covid. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe shtoi se në spitalet në Manastir, Prilep dhe Ohër tashmë pacientët me virusin korona janë shtrirë në repartet interne. Filipçe tha se Maqedonia po përgatitet për çdo lloj skenari të mundshëm, madje edhe shkëmbimin e kuadrit dhe të pacientëve, siç kanë bërë vendet evropiane.
Mund të ballafaqohemi edhe me skenarë kur kuadër tjetër do të punojë vetëm me pacientë me Covid. Kjo është diçka që ndodhë gjithkund në Evropë, madje, në këto vende bëjnë edhe shkëmbime të pacientëve nga vendet fqinje. Shpresoj që nuk do të ndodhë një skenar i tillë, por ne po përgatitemi edhe për momente të tilla – tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Një ditë më parë autoritetet njoftuar se punojnë në gjetjen e një zgjidhje për shtimin e kapaciteteve spitalore meqë shumë prej atyre ekzistues tashmë janë stërmbushur. Në spital pranohen vetëm rastet me pasqyrë më të rëndë klinike kurse mjekëve amë u bëhet thirrje që të ndjekin me kujdes trajtimin e pacientëve që janë në shtëpi. Shtimi i numrit të të prekurve ka rritur edhe kërkesat për testime. Gjatë ditëve të fundit ka pasur mjaftë reagime për mungesën e terminëve për testim.