Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit (23/24.10.2020) nga 1524 teste të kryera ka regjistruar gjithsejtë 404 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19. Ndërkohë betejën e kanë humbur 14 pacientë. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 182 pacient të shëruar.