Rishikimi i buxhetit mund të votohet deri në fund të javës së ardhshme. Numri dy i financave Dimitar Kovaçevski siguron se të gjitha masat e premtuara të Qeverisë do të zbatohen në kohën e duhur, përfshirë dhënien e pagave të subvencionuara për kompanitë. Ai njoftoi se ky subvencion do të merret edhe në tetor.
“Dje, filluan të funksionalizohen, respektivisht të institucionalizohen përmes vendimeve të duhura dhe ndryshimeve ligjore në seancë qeveritare. Likuiditeti i buxhetit është në gjendje t’i paguajë të gjitha detyrimet që Qeveria i ka ndaj të gjithë përdoruesve të buxhetit dhe për të gjitha transferimet – u shpreh Dimitar Kovaçevski – Zëvendësministër i financave.
Propozim-ligji për ndihmë financiare për kompanitë u miratua dje nga Qeveria. Ai tek tani duhet të dërgohet në Kuvend për shqyrtim dhe votim. VMRO-ja thotë se ata do ta mbështesin ligjin, por i shkurt është afati që për pesë ditë të hyrë në fuqi dhe të realizohet me kohë.
Ka njoftim që do të mbërrijë të hënën ose të martën, respektivisht më 26 ose 27 tetor, ndërsa për të qenë i vlefshëm duhet të miratohet para 1 nëntorit. Edhe nëse është zyre noteriale Kuvendi nuk do të jetë në gjendje ta përfundojë punën për katër ose pesë ditë, gjë që tregon se çfarë qëndrimi joserioz ka nga Qeveria – tha Aleksandar Nikollovski- VMRO-DPMNE.
Kompanitë do të kenë kohë deri më 7 nëntor për të kërkuar ndihmë shtetërore për pagesën e pagave për tetorin, ndërsa për dy pagat e ardhshme do të jetë deri në 7 dhjetor dhe janar. Ndihmë do të marrin kompanitë që kanë ulje të të ardhurave prej 40 për qind ose më shumë. Në varësi të rënies së të ardhurave, shuma e parave të dhëna nga shteti do të jetë e ndryshme dhe do të lëvizë nga 14.5000 deri në 21,770 denarë për të punësuar.