Vala e dytë e pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19 ka përfshirë botën. Derisa shtetet me të gjitha mekanizmat po tentojnë ta parandalojnë përhapjen e virusit, qytetarët janë revoltuar nga këto masa.
Qyteti i Napolit ka vendosur masat e reja anti-Covid ku parashihet mbyllja nga ora 23:00 e mbrëmjes deri në ora 05:00 të mëngjesit.
Qytetarët e Napolit të pakënaqur me këto masa kanë vendosur që të protestojnë masivisht rrugëve të qytetit.
Nën parullën “liri, dinjitet, punësim”, ata kanë kundërshtuar mbylljen e qytetit në orët e apostrofuara.
Italia nuk është vendi i vetëm që ka vendosur për kthim të masave të tilla. Franca, si pasojë e rritjeve drastike të rasteve me Covid-19, u detyrua të futej në shtetrrethim, si pasojë e paraqitjes së 41 mijë rasteve me virusin korona për 24 orët e fundit.