Kryeministri i Kosovës, Abdulla Hoti, deklaroi se në takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka thënë se kanë ra dakord që dy vendet të lëvizin para në realizimin e projekteve që janë në interes të dy vendeve.
“E mirëpres shumë idenë që të shkojmë drejt ndërtimit të pikës së përbashkët të kalimit kufitar, one stop shop, pastaj lidhjen e Prishtinës me gazin këtu në Shkup, me mbështetje të partnerëve tanë ndërkombëtarë që do ta transformojë komplet regjionin dhe më gjërë sa i përket furnizimit me energji dhe stabilitetit të mbarë regjionit. Më vjen mirë që dëgjoj se keni avancuar me procedurat sa i përket ndërtimit të autostradës nga Shkupi në kufi. Ne e kemi përfunduar pjesën tonë dhe besoj që duke avancuar edhe me ndërtimin e pikës së përbashkët të kalimit kufitar ne e lidhim Prishtinën me Shkupin në më pak se një orë realisht të lëvizjes. Mvjen gjithashtu mirë që ka gadishmëri të plotë nga ana juaj që të shqyrtojmë mundësinë e studimit të fizibilitetit për ndërtimin e autostradës Tetovë-Prizren, sigurisht specifikat që ka regjioni atje, por duhet ti marrim parasysh ato”, ka deklaruar Hoti.