Altin Lloga zgjidhet lojtari më i mirë i xhiros së tetë, në dy ligat e dyta të Maqedonisë

Veleshta bëri një surprizë dhe me një kthesë (2-1) mundi Vellazerimin në raundin e 8-të të Ligës së Dytë Perëndim. Mysafirët patën epërsinë deri pesëmbëdhjetë minuta para fundit dhe më pas Altin Lloga doli në skenë.

Sulmuesi i Veleshtës me dy gola, në minutën e 76-të dhe 90-të solli fitoren për ekipin e tij dhe tre pikë të rëndësishme në luftën edhe për majën e tabelës në këtë kompeticion.

Altin Lloga është lojtari kyç i Veleshtës, dhe ai e meritoi epitetin MAKFUDBAL – PLAYER në raundin e 8-të në ligat e dyta.

Në raundin e ardhshëm, Veleshta ka një tjetër ndeshje të rëndësishme, vizitën në Vardar Forino.