Spitali modular, 15 të shtruar nga kapaciteti prej 70 vendesh

Me stërmbushjen e Klinikës Infektive, 15 pacientë të sëmurë nga Covid-19 janë transferuar në Spitalin modular të Klinikës Infektive, i cili ka kapacitet prej 70 shtretërve. Spitali modular është i furnizuar me të gjitha mjetet e nevojshme për mjekim të Covid-19, kurse ka edhe mobilizim të personelit mjekësor.

“Ekziston sistem i mobilizimit të personelit mjekësor. Për momentin për ndihmë na kanë ardhur kolegë nga degët interne. Kuptohet se ai është ekip i përzier i cili punon edhe në spital brenda, por edhe në spitalin modular. Në fakt ai funksionon si një institucion i veçantë tani.”,- tha drejtoresha e Klinikës Infektive – Shkup, Milena Stefanoviç.

Duke parë gjendjen alarmante të mbushjes së kapaciteteve spitalore, drejtoresha e Klinikës Infektive apelon për kujdes maksimal dhe respektim të masave mbrojtëse, që mos të mos tejkalohen kapacitetet edhe të këtij spitali.

“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër pos të durojmë. Për ju, për ne, për shkak të familjeve tona e kemi patjetër të durojmë. Por prandaj po ju them na ndihmoni. Detyra jonë, detyra juaj si media është që të përcjellim mesazhin tek të gjithë se të mos e bien punën për të ardhur në spital. Respektoni masat të cilat veç më i kemi sjellë, shumë më lehtë do të jetë.”,- theksoi drejtoresha e Klinikës Infektive – Shkup, Milena Stefanoviç.

Apele për respektimin e masave edhe nga ekspertët e tjerë mjekësorë. Sipas tyre, në këtë fazë është e nevojshme qasja e përbashkët e të gjithë faktorëve në luftë kundër Covid-19.

“Duhet së bashku liderët politik, fetar, njerëz të njohur të cilëve të gjithë u besojnë që të thonë se as nuk kanë qenë të dëmshme masat që i kemi pasur deri më tani, e as që do të dëmtohen qytetarët nëse i respektojnë masat e reja. Duhet të harrojmë gjithçka tjetër, bëhet fjalë për gjendje krize dhe njëherë në 30 vite të thonë se e duan më shumë shtetin dhe popullin se sa veten. Për shkak se kur del ministri i shëndetësisë dhe i tregon masat një pjesë e madhe e popullatës nuk do ti besojë. Prandaj bashkëpunimi është i rëndësishëm.”,- u shpreh mikrobioologu, Nikolla Panovski.

Sipas Panovskit qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm dhe t’i respektojnë masat, kurse shteti të gjejë mekanizma për kontroll.