Disa parti ilegalisht kanë financuar fushatën! Anti-korrupsioni pret raport nga Revizioni shtetëror

Disa parti politike gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare në mënyrë të parregullt kanë financuar fushatën zgjedhore, thonë nga  Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Partitë edhe këtë herë kanë shfrytëzuar mangësitë e normave ligjore, në mënyrë që më pas të mos mbajnë përgjegjësi. Anëtarja e Komisionit për antikorrupsion Katica Nikollovska nuk deshi të zbuloj se për cilat parti bëhet fjalë, por tha se këtë duhet ta vërtetojë Revizioni shtetëror.

“Kishte parti, duke mos pasur donacione të mjaftueshme në xhirollogarinë zgjedhore, e që nuk kishin donacione në llogarinë e zakonshme, i kanë marrë paratë dhe i kanë transferuar në xhirollogarinë zgjedhore dhe të njëjtat i kanë shfrytëzuar për fushatë zgjedhore. Ne i kemi gjetur se cilat parti janë dhe kemi dorëzuar raport deri të Revizioni shtetëror”, tha Katica Nikollovska.