Të rinjtë po infektohen më shumë, përqindja e vdekshmërisë është më e lartë tek më të moshuarit
Numri i të infektuarve me koronavirus javën e kaluar (nga 12 deri 18 tetor) është rritur për 19.3 për qind, krahasuar me javën e kaluar, thuhet në raportin e Institutit për Shëndet Publik.
Rastet e reja pozitive janë nga 34 qytete, numri më i madh i tyre nga Shkupi.
Sa i përket numri të rasteve pozitive në krahasim me testimet e realizuara, përqindja është 20.3% krahasuar me javën e kaluar ku shënonte 17.2 për qind.
Të infektuarit janë të moshave të ndryshme, numri më i madh i tyre-20.9 për qind janë mes moshës 30 deri 39 vjeç, vijon grupmosha 40 deri 49 vjeç (19.5%), nga 20 në 29 vjet (17.6%), mbi 60 vjet (17.5%) dhe nga 50-59 vjet (16.6%). Numri më i ulët i të infektuarve është tek fëmijët nga 0 deri në 9 vjeç (3.0%).
Javën e kaluar janë regjistruar 49 viktima si pasojë e Covid-19 në gjithsej 16 qytete, që paraqet një rritje prej 58.1% krahasuar me javën e kaluar, kur kishte 31 viktima në 15 qytete.
Sa i përket moshës, 38 viktima kanë qenë mbi moshën 60 vjeçe, 9 viktima kanë qenë mes moshës 50-59 vjeçe, ndërsa dy viktima janë të grupmoshës 40 -49 vjeçe. 35 viktima kanë pasur sëmundje të tjera kronike.
Si janë infektuar
Anketat epidemiologjike tregojnë se nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, 470 (35.9%) janë infektuar përmes kontaktit të që kanë pasur me ndonjë rast tashmë të konfirmuar, ndërsa 26 (2.0%) janë infektuar pasi kanë udhëtuar jashtë shtetit brenda 14 ditëve të fundit.
Nga 12 deri më 18 tetor janë testuar gjithsej 13,213 persona, ndërsa janë regjistruar 2.676 raste të reja.