
Një tjetër rekord infeksionesh ditore në rang global, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Në 24 orët e fundit, janë regjistruar mbi 400 mijë raste të reja në botë.
Europa, e konsideruar si epiqendra e pandemisë në javët e fundit ka shënuar një mesatare prej 140 mijë rastesh në ditë, përgjatë javës së fundit.
Kontinenti i vjetër, ka tejkaluar kështu Indinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Brazilin.
Pandemia ka marrë një vrull të ri me ardhjen e vjeshtës dhe për këtë arsye shumë vende kanë nisur të aplikojnë masa të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të saj.