
Në Rusi ka filluar një fushatë për të diskredituar vaksinën e koronavirusit të zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit.
Kjo fushatë ka për qëllim të përhapë frikë në lidhje me vaksinën duke pretenduar se ajo do i kthejë njerëzit në majmunë dhe brenda do ketë një virus shimpazeje.
Nëpër mediat ruse po qarkullojnë imazhe dhe video të ndryshme ku tregojnë se vaksina e shpikur në Mbretërinë e Bashkuar është e rrezikshme.
Në një foto shihet Boris Johnson duke ecur në Downing Street dhe me photoshop i kanë vendosur një kokë majmuni.
“Më pëlqen vaksina e Bigfoot”, shkruhet në këtë foto. Bigfoot është një krijesë e ngjashme me majmunët që banon në pyjet e Amerikës së Veriut.

Një imazh tjetër tregon një shimpanze me një shiringë në dorë në laboratorin farmaceuti AstraZeneca ku po prodhohet vaksina.

Fushata ka potencialin të dëmtojë programin e Oksfordit duke u bërë thirrje fanatikëve anti-vaksinë. Ajo synon të pengojë shitjen e kësaj vaksine me qëllim që të shitet vaksina që është prodhuar në Rusi Sputnik V.