
Në seancën e mbrëmshme, Qeveria miratoi Raportin për punën e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave të paraqitura nga themeluesi i shkollës për organizimin e mësimit me prani fizike, të dorëzuara në periudhën prej 5 deri më 6 tetor 2020, kumtoi shërbimi për informim i qeverisë.
Sipas raportit, Komisioni shqyrtoi gjithsej 39 kërkesa nga shkollat fillore dhe ka dhënë pëlqimin për të filluar mësimin me prani fizike të 13 shkollave fillore, ndërsa kërkesat e 25 shkollave fillore nuk u pranuan.
Komisioni i dha pëlqimin e pjesshëm një shkolle fillore për mësimdhënie me prani fizike për mësim praktik, duke marrë parasysh që është shkollë e muzikës.