
Bashkëpunimi mes MSHIA dhe SIGMA/OECD ishte tema kryesore e takimit të sotëm të realizuar online.
Në këtë takim morën pjesë: ministri për shoqëri informatike dhe administratë Jeton Shaqiri, shefi i SIGMA/OECD Gregor Virant, Dejvid Kalen Udhëheqës njësie në Drejtorinë për zgjerim dhe politikë fqinjësore në Komisionin Evropian, si dhe Ruzhica Andronikova, përfaqësuese e delegacionit të Bashkimit Evropian.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja dhe sygjerime, dhe ofruan mbështetje dhe ndihmë për projektet që i drejton MSHIA në drejtim të profesionalizimit të administratës dhe dixhitalizimin.