Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se institucionet shëndetësore kanë plan konkret se si të menaxhojnë kapacitetet e spitaleve shtetërore për trajtimin e pacienteve me Covid-19.
“Kemi strategji të qartë, strategji të pastër si kristali në lidhje me atë se si do të menaxhojmë kapacitete e spitaleve. Fillimisht pacientët do të trajtohen në spitalin modular në Klinikën Infektive, këtu ka 72 krevate. Institucioni tjetër është spitali i Kozles. Rreth spitaleve private, ata qysh në fillimin e krizës kanë pasur të drejtë të trajtojnë të sëmurë me Coivd-19, vetëm nëse gjatë trajtimit të pacientëve nga sëmundje tjera, konstatohet prania e koronavirusit edhe atë vetëm në repartet për kujdes intensiv. Ne sigurojmë se mundemi absolutisht të trajtojmë absolutisht të gjithë pacientët në institucione shëndetësore publike”, deklaroi mes tjerash ministri Filipçe.