Vëllai i deputetit përfitoi 83 mijë euro për trajnimin e gomerëve dhe kuajve

Drejtori i shkollës së mesme bujqësore në Kavadarc ka fituar projekt në vlerë prej 83 mijë euro për trajnim të gomerëve dhe kuajve, para nga projektet evropiane “Erasmus+” që shpërndahen nga Agjencia Nacionale për programe evropiane për arsim dhe mobilitet.

Bëhet fjalë për Goran Velkovskin që  është vëllai i deputetit të LSDM, Dime Velkovski, përcjell INA, duke u thirrur në mediat maqedonase.

Por drejtori i kësaj shkolle është edhe anëtar i kësaj partie dhe është parë në foto me kreun e LSDM, Zoran Zaev, që e ka publikuar në facebook, përcjell portali Express.

Ditëve të fundit doli në shesh edhe skandali me floktoren në Shkup, që për tre vite fitoi 270 mijë euro.