13 tetori, Dita Ndërkombëtare për Reduktimin e Rrezikut nga Katastrofat

Materiali i grumbulluar në daljen e lumit Drini i Zi dhe shtratit të lumit në Strugë po pastrohet.
Pastrimi do të përmirësojë kapacitetin e shtratit të lumit dhe do të rrisë kapacitetin e mbledhjes së ujrave atmosferikë, kjo do të zvogëlojë rrezikun e përmbytjes.

Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementuar nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Pasi të ketë përfunduar pastrimi i grykës së Drinit, ku do të sigurohen kushtet për zhvillimin e trafikut të anijeve, pastrimi përgjatë lumit Drini i Zi do të vazhdojë.

Gjatësia totale e pjesës që do të pastrohet është 765 metra. Sipas analizës, sasia e vlerësuar e sedimentit të depozituar është afërsisht 14,000 metra kub që kontribuon në zvogëlimin e kapacitetit të rrjedhës, shpërndarjen me shpejtësi të pabarabartë dhe mundësinë e depozitimit të mëtejshëm dhe shkakton një rrezik të lartë të përmbytjeve në zonat e populluara.
Ky projekt është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të Komunës së Strugës, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, AD ELEM dhe “AD Vodostopanstvo”.

Përfundimi i aktiviteteve në këtë fazë pritet deri në fund të tetorit të këtij viti