Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, nëpërmjet rrjetit social Facebook ka apeluar të gjithë qytetarët që të jenë të përmbajtur dhe kufirin ta kalojnë vetëm për nevoja të domosdoshme.
Postimi i plot i zv/ministrit të Shëndetësisë, Ilir Hasani në Facebook. “Lëvizja e lirë pa PCR është moment shume i rëndësishëm për ne qytetarët e RMV dhe Republikës së Kosovës.
Pamjet me kolonat e gjata që sot u paraqitën nëpër vendkalimet kufitare, paraqesin shqetësim dhe rrezik për shendetin e qytetarëve ne të dyja anët e kufirit.
Apeloj dhe ju lus, që të jeni të permbajtur dhe të kaloni kufirin vetëm për nevoja tuaja të domosdoshme, e sidomos në ditët e ardhëshme.
Lëvizja e lirë e qytetarëve është shumë e rëndësishme, por jo më e rëndësishme se shëndeti jonë”.
Sot gjatë gjithë ditës në vendkalimin kufitar në Bllacë ka pasur kolona të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.