Shumica parlamentare ka ngelur pa dy deputetë dhe me këtë është rrezikuar kjo shumicë në institucionin ligjdhënës. Rrezikimi i shumicës parlamentare vjen pas infektimit të dy deputetëve me virusin kovid 19. Pas Ismail Jahoskit nga Bashkimi Demokratik për Integrim, i infektuar rezultoi edhe deputetii LSDM-së nga Ohrit, Llaze Tanevski. Pa mbështetjen e opozitës është e pamundur të miratohet ndonjë ligj i ri, meqë për shumë ligje nevojitet shumicë e thjeshtë prej 61 votave. Përmes një statusi në rrjetet social Fejsbuk Tanevski konfirmoi se është i infektuar. “Për shkak të një udhëtimi privat të domosdoshëm, me vetë-iniciativë bëra test për COVID 19. Fatkeqësisht edhe pse respektova të gjitha masat dhe protokollet, testi është pozitiv. Ndjehem mirë dhe nuk kam simptoma. Masën për izolim do ta respektoj, ashtu si të gjithë qytetarët tjerë të vendit tonë.” Në kohën kur pritet miratimi i rishikimi i buxhetit dhe një sërë ligjesh tjera, kryeministri rekomandon ligjvënësit ta fillojë punën në mënyrë “online”!
Votimi “online” gjithnjë është opsion. Besoj se Kuvendi do të kalojë në opsionin “online” nëse pushteti dhe opozita merren vesh. Duhet të ulen dhe të punojnë në mënyrë “online”. Qeveria seancën e ardhshme, të së martës e ka caktuar “online”. Edhe pse në mesin tonë nuk kemi ende person me simptoma, ose të infektuar, ministri Venko Filipçe dhe Komisioni për Sëmundje Infektive na kanë rekomanduar të përgatitemi për punë “online”, për shkak të numrit të rasteve. Besoj se këtë do ta bëjë edhe Kuvendi ynë, sepse shoh se kështu po veprojnë thuajse të gjitha kuvendet në rajon dhe në botë”-tha ZoranZaev, Kryeministër.
Alternativën për punë “online” të Kuvendit nëse situata me pandeminë përkeqësohet, e kishte paralajmëruar kohë më parë edhe kryeparlamentari Talat Xhaferri. Por kishte hasur në kundërshtimin e opozitës maqedonase. Sipas VMRO DPMNE-së, puna online e Kuvendit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se shumica jostabile nuk mund të mbulohet me pandeminë.