Një shikim me syrin e vetë poetit!
Për Poetin nuk është nevoja që të mundohet aq shumë sa që vargu i krijuar të jet i përsosur vetëm në pikpamje metrike dhe ritmike, këto dy elemente thjeshtë nuk janë thelbësore për t´i dhënë vlerën estetike poezisë. Sot poezia e kohës ka një rrugëtim të lirë, që e bënë atë të pavarur nga trajtimet e një anshme të kritikës letrare dhe të vetë rregullave të mëparshme mbi poezinë. Poezia nuk duhet të ket kohë të caktuar dhe as nuk ka nevojë për kurdisje që të flasë vetëm për një moment të caktuar që mund ta lidh atë për t´u krijuar dhe më pas edhe për t´u trajtuar si poezi e mbaruar, ajo duhet të jet e lirë që të rrëshqas rrjedhshëm si rrjedhë lumi, pa marrë parasysh se, a është e butë në tonin e saj ligjërues apo e egër dhe e vrazhdë në sjellje mbi qëllimin e caktuar që ka.
Poezia në fjalë e poetit, Ibrahim Abedini, është e kohës, e shkruar me një gjuhë të kuptueshme për të gjithë, e lehtë për t´u lexuar dhe për t´´u kuptuar. Por, kur ajo nuk e arrinë qëllimin për t´u bindur se në këtë kohë nuk po bëhet aq sa duhet për gjeneratën e kohës, ajo revoltohet dhe detyrohet edhe të kthehet deri në kohët e shkuara, për të kujtuar lavditë e ndritura që kombi ynë i ka patur. faqe 28.
Patëm trima por si hëna
Me dyfek e jatagana
Por Skenderbe nuk lindi nëna
Në të djegurat vatrat tona…
Për Poetin është më se e pastër, e kjartë si drita e diellit se, poezia duhet të ec me kohën, me kushtet e kohës, të kap principet e jetës, të jet e lidhur me traditën, me stilin e jetës, me preokupimet e jetës dhe me ruajtjen e identitetit kombëtar mbi të gjitha; si dhe, pa e lënë anash modernizimin e mentalietit për të ecur përpara me kombet e përparuara. Kur të gjitha këto tipare, që popullin liridashës e ngacmojnë deri në rrëzë apo në rrënjë, nuk e lënë rehat të ec në rrugën e lirisë, poeti kërkon me këmbëngulje t´i kujtoj gjeneratave heroizmat e lavdishme për të ngritur lartë ndërgjegjen kombëtare, dhe për t´i kujtuar atyre, atë se, sa herë është shkelur kjo tokë dhe ky popull, ka ditur se si të mbrohet. faqe 29.
Kjo tokë e shenjtë heronj do lind
Do thur legjenda për trimëri
Do ngrihet lartë e do rilind
Sa herë shqiptari do kërkoj liri…
Poezia nuk është ëndërr. Poezia ëndërrohet, ajo kacafytet më ëndërrën, flet për ëndërrën por se nuk lejon që ëndërra ta sfidoj atë. faqe 18.
Iu hap udha ëndërrës të sfidoj
U zgjat dora ta kap, ta kontrolloj
Sikur dielli shiun deshi ta ndaloj
Shtigjeve të lirisë të mos kaloj…
Gjithmonë I. A në fokus të syrit nuk i ka patur vetëm heronjtë që kanë dhënë jetën që janë flijuar për atdheun, ajo ka ngritur lartë dhe i ka dhënë të njejtat merita edhe heronjve të gjallë. Veprimtarët e çështjes kombëtare kanë marrë vendin e merituar në historinë e poezisë së poetit, si ata që nuk jetojnë ashtu edhe ata që jetojnë dhe ende veprojnë.
Heronjtë, martiret, jetojnë në dhimbjen e poetit, vdekja e tyre është vdekje e shenjtë, e shtrejtë, humbje e madhe por, është njëherit edhe krenari kombëtare dhe sidomos kur një hero është me përkatsi të huaj por që është flijuar për çështjen kombëtare Shqiptare. faqe 13.
Komisioner, o bir i kulluar si loti
Erdhe tek vëndi ku u pagëzua zoti
Prit, sa të zhduken maskarenjtë
Në historinë shqiptare do zësh vend…
Poezisë në përgjithsi duhet t´i mungoj monotonia, kjo veti negative e xhvesh poezinë dhe e largon nga simpatia, gjë që nuk e bënë tërheqës lexuesin por gjithashtu ia humb edhe kënaqsinë, në këtë drejtim Poeti në fjalë është munduar të jet sa më më i guximshëm dhe më i pasur duke e xhveshur poezinë tërësishtë nga këto të meta.
Poezia duhet të jet e mbushur me ndjenja që ajo të frymoj me shpirt dhe të jet e përqafuar si e tillë; dhe se, për ta krijuar atë si të tillë kërkohet nga poeti jo vetëm zgjuarsi për të kapur situatën kur ajo formohet, por gjithashtu duhet një nxitje direkte e momentit që situata ta trazoj poetin shpirtërishtë dhe emocionalisht për ta kapur atë si të përsosur. faqe 17.
Një ndjenjë e mbushur me shkas
Sillet urtë e but, a të mos e ngas?
Netëve të flej i qetë e të mos gërhas
Ditëve t´u këndoj e të mos rrëshqas…
- “Dashuria është një botë më vete, kush nuk e ka arritur ta kuptoj atë, thelbësishtë jeton vetëm nën hijen e saj”. kjo ishte vetëm një thënie e Poetit I.A. që lidhet ngushtë me kapitullin e gjërë që përmban në vete libri: ” Rrëke trimërie dhe orteqe dashurie”.
Dashuria është një pjesë e pa ndarë e poezisë ashtu siç është edhe pjesë e pa ndarë e jetës. Shumë poetë janë munduar për ta definuar se, çështë dashuria?
Për poetin I.Abedini, e heshtur është dashuria, faqe 145:
Dashuria s´është plaçkë të vishet
As nuk shtrohet minder në konak
Po nuk u derdh në gotë të shkrihet
Sheqer nuk quhet por është farmak…
E kanë përshkruar atë në mënyra të ndryshme, por ende nuk është gjetur një definicion i saktë që do platiste kokët e poetëve. Por gjithsesi, dashuria ka mbetur e pa lëkundur si, dashuri!
Unë do kujtoj një proverb popullor suedez mbi dashurinë vetëm sa për të nxitur debat, i cili thotë:
” Dashuria s´ndryshket kurrë”! Dhe si të gjithë poetët e tjerë që kanë shkruar poezi dashurie, edhe I.A nuk ka mbetur anash pa dhënë mendimin e tij mbi dashurinë, ku ndër të tjera thotë me një thënie:
” Tragjedia më e madhe në jetë nuk është të vdesësh por të vazhdosh të jetosh në mungesë të dashurisë”! Dhe në vazhdim mbi këtë kapitull të poezive iu lë lexuesve në disponim të gjykojnë dhe të vlersojnë,se lexuesit janë vlersuesit më të mirë të poezisë.
Ibrahim Abedini ( Poeti Strugan) 2020 tetor/