Mësimi nga distanca, kaos me internetin

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të sigurojë internet për shkollat deri më 31 dhjetor të këtij viti, kurse pas 1 janarit, shkollat duhet të gjejnë vetë zgjidhje. Vendimi i MASH-t prej vite më parë, do të hyjë në fuqi pikërisht në kulmin e pandemsië kur shkollat duhet të zbatojnë mësim më internet. Ky internet që MASH-i ua ka siguruar shkollave gjithmonë ka qenë i dobët. Rrjeti i dobët në shkolla të caktuara fillore dhe të mesme ka krijuar kaos në zbatimin e mësimit nga distanca. Interneti tashmë i siguruar nga MASH-i nuk ka arritur të përballojë funksionimin e platformës, prandaj shumë shkolla janë detyruar të sigurojnë internet shtesë për t’u mundësuar nxënësve ndjekjen e mësimin online. Për gjimnazin e Gostivarit do të jetë e papërballueshme që ta sigurojnë vetë internetin pas 1 janarit.

“Normal se do të jetë e vështirë për shkak se ne nuk jemi shkollë profitabile, nuk jemi si shkollat profesionale që kanë të ardhura, ne jemi gjimnaz dhe jemi me të ardhura fikse dhe nuk e di se si do të ballafaqohemi- deklaroi Mirsad Iseini, drejtor I gjimnazit “Gostivar”

Ndrkohë, nga gjimnazi “Kirill Pejqinoviç” në Tetovë thanë se për shpenzimet shtesë të internetit presin ndihmë nga Komuna e Tetovës.

“Sa i përket kësaj çështje, çka vjen nga Ministria është e mirseardhur por kur do ta ndërpres Ministria çështjen e financimit të rrejtit të internetit ne kemi mbështetje komunën e Tetovës që na qëndron pas për çdo lloj vështirësie që kemi- tha Teuta Llalla, drejtore e gjimnazit “Kirill Pejqinoviç”

Edhe në shumë shkolla fillore akoma nuk ka nisur mësimi online për shkak të mungesës së internetit. Në disa prej tyre Inspektorati i Arsimit ka obliguar mësimdhënësit që mësimin onlinë ta realizojnë nga shtëpia deri në zgjidhjen e këtij problemi.