Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se që nga fillimi i vitit shkollor deri më tani gjithsej në izolim janë 53 nxënës dhe 8 mësimdhënës. Në të gjitha shkollat ku ka raste pozitive në kuadër të mësimit me prani fizike, intervenohet në kohë sipas protokolleve dhe algoritmeve, me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit dhe të mbrohen nxënësit dhe pjesëmarrësit e tjerë në procesin arsimor.
Në këtë moment në mënyrë plotësuese theksohet nevoja për mësim në distancë, respektivisht nga modeli i kombinuar i mësimit që zbatohet në shkollat. Gjithashtu, gjashtë nga gjithsej tetë mësimdhënësit nuk ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me fëmijët, sepse mësimet i mbajnë online. Gjithashtu, të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit që janë në izolim mësimin e realizojnë nga distanca, me çka mundësohet proces arsimor i vazhdueshëm. MASH-i njëkohësisht ju rikujton se me mësimin online realizohen dhe transmetohen orët 15 minuta në televizion përmes Radio Televizionit Kombëtar. Gjithashtu dorëzohen materialet e shtypura tek fëmijët dhe ata janë në komunikim të vazhdueshëm me mësimdhënësit e tyre.
Nga dje në mbrëmje në izolim janë 10 nxënës të klasës së dytë nga SHF “ Koço Racin” në f.Podaresh, Komuna e Radovishit pasi që shoku i tyre i klasës ka rezultuar pozitiv në virusin Korona. Deri më tani në këtë shkollë nuk ka asnjë mësimdhënës që është i sëmurë ose në izolim.
Dy mësimdhënës të cilët kanë punuar me prani fizike në SHF “Goce Dellçev” dhe një nxënës janë pozitivë ndaj virusit KOVID-19, ndërsa 39 fëmijë nga e njëjta shkollë nga dje si preventivë janë në izolim. Tre fëmijët e tjerë që janë pozitivë janë raste individuale – një në shkollën e Tetovës përkatësisht në SHF “ Andreja Savevski Qiqish”, një në SHF “ Vanço Përke” në Shtip dhe një rast në “ Kirili dhe Metodi” Koçan.
Nga qendrat e shëndetit publik ndiqen algoritmet dhe për ata nuk jepen rekomandime izolimi sepse janë respektuar masat mbrojtëse.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës çdo ditë përcjell gjendjen me Kovid-19 nëpër shkolla dhe bën thirrje për respektimin e masave dhe protokolleve. Qëllimi i masave të cilat i sjell Qeveria është që të mbrohen të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit, si dhe të mundësohet proces arsimor i pandërprerë. Prandaj edhe një herë Ju bëjmë thirrje të gjithë mësimdhënësve që gjatë periudhës së ardhshme të kujdesen për mbrojtjen personale nga Kovid-19. Ata mbajnë përgjegjësi për shëndetin e tyre dhe të nxënësve.